Onana flet për të ardhmen te Interi dhe braktisjes së Kamerunit

Skuadra e Inter fitoi 1-0 ndaj Sassuolo miqësoren e fundit të këtij viti. Ai që foli për paraqitjen e skuadrës zikaltër në fushë është porieri kamerunas Onana.

“Bëmë një ndeshje të mirë, pasi luajtëm ndaj një rivali të fortë, ndaj për ne ishte e rëndësishme të fitonim. Kam shumë besim te skuadra, pasi kemi treguar se mund të bëjmë gjëra të mëdha, si ndaj Barcelonës”, tha Onana.

Portieri i tha lamtumirë kombëtares pas polemikave që pati me trajnerin, ndaj tani mendon vetëm për Interin.

“Dua të mendoj vetëm për skuadrën e Interit, por do të jem gjithnjë një mbështetës i kombëtares. Dua të kem i lirë dhe i qetë mendërisht, për të fituar të gjithë titujt e mundshëm”, shtoi Onana.

I pyetur se kush është idhulli i tij, portieri kamerunas ishte i qartë.

“Kam parë nga afër shumë portierë e mes tyre edhe Julio cezar. Ky rol ka ndryshuar shumë ndër vite, ndaj unë i shoh dhe studio të gjithë. Me Handanovic kam një marrëdhënie trë mirë, pasi është një legjendë. Më ndihmon shumë dhe mes nesh gjithçka shkon mirë”.

LEXO EDHE:

Back to top button