Ukraina mbështet me 25 tonë grurë Somalinë

Ukraina mbështet me 25 tonë grurë Somalinë

Kreu i Zyrës Presidenciale Shtetërore të Ukrainës, Andrii Yermak njoftoi se i kanë dërguar 25 tonë grurë Somalisë e cila një kohë të gjatë lufton me krizën ushqimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Yermak tha se kanë mbështetur Somalinë për shkak të problemit të saj me krizën ushqimore.

“Në portin Berbera kanë mbërritur 25 mijë tonë grurë të dërguar në Somali si pjesë e programit bujqësor. Kjo është një ndihmë e Ukrainës për popullin e Afrikës i cili ndodhet në prag të urisë”, deklaroi Yermak.

Më tej thuhet se në mbështetjen logjistike për grurin e dërguar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Ushqimit (WFP) ndihmuan Finlanda, Japonia dhe Franca.

Ukraina edhe në muajin shtator mbështeti Somalinë dhe Etiopinë me 50 mijë tonë grurë.

LEXO EDHE:

Back to top button