Onana: Interi mund të aspiroj të fitojë Ligën e Kampionëve

Andre Onana reflektoi për sezonin e deritanishëm të Interit në Ligën e Kampionëve dhe aspiratat e tyre për fitore përpara ndeshjes së tyre çerekfinale me Benfika-n.

‘Nerazzurrët’ siguruan një vend në fazën e tetë të fundit të kompeticionit me një fitore të tensionuar totale 1-0 ndaj Porto në raundin e 1/8-të, dhe tani ata do të duhet të përballen me Benfika-n për një vend në gjysmëfinale.

Përpara këtij takimi foli portieri i Interit, duke u treguar ambicioz pasi sipas tij ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve.

 

“Ne kemi arritur në çerekfinale dhe në kokën time mendoj se Interi, ky klub dhe lojtarët e tij mund të aspirojnë të fitojnë gjithçka. Pra, do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për të fituar sa më shumë gara.

Pavarësisht nëse arrijmë në finale apo jo, ne gjithmonë do të japim më të mirën tonë. Ne do të bëjmë më të mirën, edhe nëse nuk ia dalim, duhet të shkojmë në shtëpi me vetëdijen se bëmë gjithçka që mundëm, por që perënditë e futbollit nuk ishin në anën tonë”, u shpreh ai.

 

Ndeshja Benfika – Inter, zhvillohet sonte (e martë), në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button