Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, derbi në Mançester

" "

Liga e Kampionëve rikthehet sot në aksio dhe sfida Mançester Siti – Bajern Munihu është derbi i ditës së sotme, në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve.

Dy gjigantët e mëdhenj evropianë kërkojnë një vend në gjysmëfinale, por së pari duhet të fitojnë dy takimet çerekfinale. Man. Siti i Pep Guardiolës tash e sa vite janë në kërkim të triumfit në Ligën e Kampionëve, megjithatë nuk po ia dalin. Ata këtë herë në çerekfinale do kenë punë me kampionin gjerman, Bajernin. Edhe gjiganti bavarez dëshiron të triumfojë në fund të këtij kompeticioni, andaj synimet e të dy ekipeve janë të qarta.

Takimi tjetër për ditën e sotme është ai në mes Benfika-s dhe Interit. ‘Nerazzurri’ nuk janë në një formë të mirë, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit kanë ngecur me rezultate duke mos marrë asnjë fitore. Përballë kanë një ekip të fortë portugez, siç është Benfika. Edhe kjo përballje pritet të jetë mjaft interesante.

LEXO EDHE:

Back to top button