ONE: Numri i vdekjeve mes emigrantëve, rreth 20% më i lartë

ONE: Numri i vdekjeve mes emigrantëve, rreth 20% më i lartë

Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (ONE) tha se numri total i vdekjeve mes emigrantëve në vitin 2023 është rreth 20 për qind më i lartë se në vitin 2022. Sipas agjencisë së OKB, 8,565 persona kanë humbur jetën gjatë udhëtimeve tokësore e detare, një rekord i ri që prej nisjes së këtij numërimi rreth një dekadë më parë. Organizata shtonte se shumica e vdekjeve të emigrantëve vitin e kaluar, kishin ndodhur nga mbytja ne det. Shifra përfshin dhe emigrantë të zhdukur duke tentuar kalimin e detit, ose të supozuar të zhdukur, trupat e të cilëve nuk janë gjetur kurrë. Rritje e konsiderueshme e kësaj statistike u shënua në Azi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button