Onkologjia/MSH e gatshme të ndihmojë në zgjerimin e hetimit

Onkologjia/MSH e gatshme të ndihmojë në zgjerimin e hetimit

Gazetar: Adnan Qaili

Ministria e Shëndetësisë shprehet e gatshme të ndihmojë edhe në zgjerimin e hetimit të Prokurorisë lidhur me çështjen e Onkologjisë, shkruan Alsat.

Ministri Fatmir Mexhiti tha se janë në dispozicion të organit të akuzës për t’i dhënë çdo dokumentacion të nevojshëm shtesë lidhur me dyshimet për shit-blerjet e terapive të shtrenjta kundër kancerit.

Mexhiti bën thirrje që asnjë rast i dyshimtë të mos mbetet pa u zbuluar, ndërsa autorët të nxirren para drejtësisë, por mos të prishet imazhi i mjekëve dhe stafit mjekësor, të cilët punojnë me ndershmëri në shërbim të pacientëve.

“Me përgjegjësi të plotë ju them se nuk do të lejoj si ministër që punët në shëndetësi të zvarriten me vite. Çdo problem do ta zgjidhim dhe në bashkëpunim me juve gazetarët dhe mediat kudo që keni indicie për keqpërdorime lirisht të denonconim edhe në kabinetin tim që sistemi shëndetësor ti ngjaj siç duhet. Gjithçka tjetër ia lë organeve hetuese të hulumtojnë deri në fund dhe ti tregojnë me emër dhe mbiemër se kush është fajtor. Nuk mundet të gjithë doktorët të jenë të akuzuar për keqpërdorime”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button