OpenAI do të mundësojë krijimin e videove nëpërmjet tekstit

OpenAI do të mundësojë krijimin e videove nëpërmjet tekstit

OpenAI, kompania që bëri revolucion në botën e teknologjisë me lansimin e bashkëbiseduesit robotik “ChatGPT”, njoftoi se kanë prezantuar Sorën, një program që nëpërmjet tekstit mundëson krijimin e videove.

Kompania amerikane njoftoi se Sora mund të krijojë video deri në 1 minutë me skena të detajuara, lëvizje komplekse të kamerës dhe me karaktere e “emocione të gjalla”.

OpenAI, ku punon edhe shqiptarja Mira Murati, drejtoreshë e teknologjisë, ka krijuar një video nëpërmjet fjalive: Qyteti i bukur dhe me borë e plotë gjallëri, kamera lëviz nëpër rrugën e zhurmshme të qytetit, duke përcjell disa njerëz që shijojnë motin e bukur me borë dhe bëjnë Pazar në tezgat pranë. Petalet e mrekullueshme të sakurës (lloj bime) po fluturojnë nëpër erë së bashku me fijet e borës.

LEXO EDHE:

Back to top button