Paris Sen Zhermeni është rikthyer në stërvitje pas pushimit ndërkombëtar, por pa trajnerin e saj Luis Enrike.
Tekniku spanjoll pësoi një frakturë në klavikul pas një aksidenti me biçikletë javën e kaluar dhe iu nënshtrua një operacioni në Spanjë.
Për shkak të këtij incidenti, Enrike pritet të mungojë në pankinë në ndeshjen e së dielës kundër Lensit, e vlefshme për javën e katërt të Ligue 1.
Klubi parizien nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij shëndetësore. Në mungesë të tij, seancën stërvitore të PSZH-së e drejtoi ndihmëstrajneri Rafel Pol.








