Gazetar: Avni Tahiri
Zjarri në deponinë Drislla është vënë nën kontroll por vazhdon të dalë tym nga djegia e mbeturinave ndërsa ajrin e ndotur edhe sot e thithin qytetarët e të gjithë Shkupit.
Përveç se në Batincë dhe fshatrat përreth, mbrëmë nuk merrej frymë nga zjarri në deponinë e Drisllës as në lagjen Aerodrom, thonë qytetarët e Shkupit të cilët kërkojnë zgjidhje nga ana e institucioneve.
“E tmerrshme, mbrëmë nuk merrej frymë, shumë keq por çfarë të bëjmë. Mendoni se nga djegiet në Drislla apo rreth Vardarit? Nga gjithçka që digjet, nuk e di çfarë ndodhë por nuk është mirë, mbrëmë dola në ballkon dhe mu duk se u ngulfata. Është e veshtarë të jetohet në Shkup? Jam rritur në Shkup por është e vështirë. Zgjidhje? ka kompetent për atë, i votuam por nuk e di”, deklaroi një qytetare.
“Ajri nuk është i pastër, këtë e vërej nga mbesa e cila ka probleme me bajamet dhe kur është në Shkup i shfaqen probleme. Në Shkup kur vjen ka probleme. Çfarë duhet të ndërmerret që të merret frymë më lehtë në Shkup? Duhet të dislokohen deponitë sepse nuk ka zgjidhje tjetër”, tha një qytetar.
”Unë mendoj se mund të jetë edhe nga Cementara, e zgjidhje, pyetje është se a mund të ketë”, u shpreh një tjetër qytetar.
”Drislla ka qenë çdoherë problem dhe po ashtu edhe pjesa e Vardarit, sepse nga Drislla kaluan në pjesën e Vardarit, kjo pjesë e Shkupit në aq shumë njerëz sepse Aerodromi me Lisiçën është sa një Vranjë me banorë duhet të ndërmerret diçka sepse kemi shumë çifte të reja” , theksoi një qytetare.
Ndërsa deponinë në Vardarishte tani më po e ruan një agjenci sigurie, sipas Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, zjarri në “Drislla” po shuhet me shkumë speciale. Dy ekskavatorë, një buldozer dhe dy kamionë të mëdhenj po punojnë për mbushjen e pjesës së “Drisllës” ku dje dhe sot tymon. Angelov hedh dyshime që zjarret në deponi të jenë të qëllimshme.
”Ekzistojnë dyshime se edhe deponia Vardarishte edhe deponia Drislla të jenë ndezur qëllimisht. Kemi kallëzime penale dhe paraburgim të tre personave të cilët në kundërshtim me ligjin kanë bërë blerjen e materialeve nga persona që kanë djegur kabllo dhe tjera lloj mbetjesh në deponinë Vardarishte dhe të njëjtin ua kanë shitur këtyre personave”, u shpreh Stojançe Angelov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. /Alsat.mk








