Opozita kërkon përgjegjësi për prerjen e drunjve në “Debar Maallo”

Prerja e drunjve nga ana e Qytetit të Shkupit në rrugën “ Orce Nikollov” paraqet shkelje ligjore akuzojnë sërish nga VMRO-DPMNE-ja. Qyteti i Shkupit, sipas opozitës kishte leje për prerjen e vetëm 3 drunjve në një pjesë të rrugës ndërkohë janë prerë gjithsej 13.

Për manipulim të tillë me qytetarët, Qyteti i Shkupit duhet të dorëzojë për shqyrtim të gjithë dokumentacionin. Në vendim thuhet se do të bëhet krasitje e drunjve, dhe jo prerja e tyre – deklaroi Marija Miteva- VMRO-DPMNE.

Mirëpo, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, thotë se është bërë analizë paraprake në bazë të së cilës është konstatuar se drunjtë janë sëmurë . Sipas tij, të njëjtit duhet të priteshin që të mos përbënin rrezik për qytetarët. Shilegov thotë se nuk e sheh të arsyeshme që dokumentacioni të publikohet, pasi çdo i interesuar mund të kërkojë të ketë qasje tek të njëjtat.

Në Debar Mallo, për fat të keq duhet të priteshin diku rreth 8 drunj, sepse ata realisht rrezikonin shëndetin e qytetarëve, por edhe pronën e tyre. Kur them shëndetin, e kam fjalën që mos ndodhtë të fryjë ndonjë erë e fuqishme siç ndodh me raste në Shkup dhe drunjtë e dëmtuar bien – u shpreh Petre Shilegov- kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ministri i Mjedisit Jetësorë, Naser Nuredini, duke komentuar këtë veprim të Qytetit të Shkupit, tha se si dikaster inkurajojnë komunat për më shumë gjelbërim dhe jo për prerjen e dunjve.

Nëse qytetarët nuk japin pëlqimin e tyre, atëherë nuk duhet të ndodhë. Ne si ministri sigurisht promovojmë më shumë gjelbërim dhe komuna, sigurisht, duhet ta inkurajojë këtë. Ne inkurajojmë komunat drejt më shumë gjelbërimi dhe jo t’i presin ato – u shpreh Naser Nuredini- ministër i Ekologjisë.

Ky veprim i Qytetit të Shkupit revoltoi qytetarët të cilët thanë se drunjtë më të bukur janë prerë në emër të betonizimit. Sipas tyre, janë prerë jo vetëm disa pemë të dëmtuara, por edhe ato të shëndosha.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button