Opozita paralajmëron shumicë të re në Kuvend

Lideri i VMRO DPMNE-së Hrisitijan Mickoski insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me ato lokalet. Ai tha se në këtë drejtim është duke punuar me të gjitha partitë për të formuar shumicë të re parlamentare.

 “VMRO DPMNE zhvillon bisedime me partitë parlamentare të opozitës por edhe me partitë parlamentare që janë pjesë e qeverisë në mënyrë që kur të kemi shumicën në parlament atëherë të dalim në publik dhe ta paraqesim atë shumicë. Kushdo që mendon mirë për popullin maqedonas të qytetarëve të Maqedonisë për, Maqedoninë urgjente të vërë gishtin në kokë dhe të mendojë nëse e ardhmja e tij qëndron pas këtyre politikanëve të korruptuar dhe më kriminelë në historinë e Maqedonisë apo të jen të bashkuar në anën e popullit në anën e ndershme dhe për të shpëtuar vendin tonë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari nuk përjashton mundësinë që të jenë pjesë e një shumice të re parlamentare, por siç tha pa BDI-në, pjesë e asaj shumice.

“Ne nuk kemi negociata për shumicë të re, por e di se ka pakënaqësi të mëdha brenda koalicionit të Qeverisë. Sipas meje aktualisht Qeveria nuk ka 61 vota sipas meje që nuk do të thotë se është ashtu, por ditët në vijim do ta shohim. Çdo gjë është e mundur nuk e përjashtojmë mundësinë edhe të jemi pjesë e një shumicë të re por pa BDI-në. Gjithmonë e them, me djallin mund të bëjmë koalicion me BDI-në jo”, pohoi Arben Taravari, sekretar i Aleancës për Shqiptarët.

Ditë më parë kreu i Qeverisë Zoran Zaev tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, me arsyetimin se vendi ka kaluar disa cikle të zgjedhjeve të parakohshme dhe sete njëjtat sipas tij nuk sjellin asgjë të mirë për shtetin.

ALSAT

LEXO EDHE:

Back to top button