Opozita shqiptare fajëson pushtetin për mos-fillim të negociatave për anëtarësim në BE

Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fajësojnë pushtetin për mos-fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Thonë se shkaku i paaftësisë së dy Qeverive të Zaevit, vendi ka marrë 7 herë veto. Arben Fetai I apelon Qeverisë të mbajë përgjegjësi dhe të jep dorëheqje, në vend se të gjejë fajtor për dështimet e saja.
“Ose nuk kanë ditur të negociojnë në 2017-tën kur nënshkruan traktatin, ose nuk po dinë tani të gjejnë zgjidhje, ose të dyja bashkë. Por për ne, është e papranueshme që çmimi i dështimit të tyre t’I faturohet qytetarëve. Andaj në këtë 100 ditësh, meqë as nuk po dinë as nuk po munden, ne i bëjmë thirrje treshes së gënjeshtarëve, Zaev, Dimitrov, Osmani që të hapin rrugën për një Qeveri teknike e cila do ta adresojë krizën e trefishtë që këta e kanë shkaktuar”, deklaroi Arben Fetahu, ASH.