Opozita shqiptare synon ndryshimin e dispozitave për marrjen e shtetësisë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon që me ndryshimet në ligjin për shtetësi të mënjanohen pengesat për marrjen e shtetësisë për personat që kjo e drejtë u mohohet për një kohë të gjatë. Propozim/ndryshimet ligjore kanë kaluar nevojën në Kuvend dhe do t’i nënshtrohen një debati mes deputetëve në komision.

Përpos njohjes së gjuhës maqedonase, të futet si kriter edhe njohja e gjuhës shqipe për arsye se edhe gjuha shqipe më, me ndryshimet e fundit, është zyrtare dhe për përdorim zyrtar në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, propozimi jonë është që prej 8 shtatorit të vitit 1991 kur Maqedonia e Veriut, atëherë Republika e Maqedonisë, të gjithë qytetarët e ish Federatës Jugosllave të cilët kanë qenë banorë të Maqedonisë së Veriut, me automatizëm t’u takojë shtetësia – deklaroi Elmi Aziri, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Sipas opozitës, ndryshimet është e rëndësishme të bëhen para regjistrimit të popullsisë me qëllim që këto persona të jenë pjesë e regjistrimit. Shumë persona në vend nuk fitojnë të drejtën e nënshtetësisë për shkak të cilësimit “rrezik për shtetin”. Opozita kërkon që edhe kjo pengesë të shfuqizohet.

Deri tani, asnjëra nga partitë tjera parlamentare nuk ka bërë vlerësim për propozim/ndryshimet ligjore. Edhe pse nuk dihen shifrat zyrtare, besohet se janë mijëra qytetarë në vend që nuk kanë fituar të drejtën e shtetësisë.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button