Në pjesën më të madhe të Zelandës së Re janë hequr masat restriktive

Kryeministrja e Zelandës së re, Xhasinda Ardern sot i hoqi të gjitha masat antiepidemiologjike, që ishin në fuqi në vend për shkak të Kovid-19, me përjashtim të qytetit Oukland, i cili ishte vatër e valës së dytë të epidemisë, ku janë hequr vetëm disa kufizime.

Sot në Zelandë të Re nuk janë evidentuar raste të reja të infektimit, ashtu që numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Kovid-19 është 1.464, ndërsa numri i rasteve të vdekjes nga sëmundja është 25.

Para disa muajve dukej se në Zelandë të Re është ndërprerë transmisioni lokal i Kovid-19, por virusi sërish është paraqitur në Oukland në gusht, prej këtu autoritetet u detyruan sërish të vendosin karantinë në këtë qytet.

Zelanda e Re ka pesë milionë banorë, ndërsa në Oukland, qyteti më i madh në vend, prej sot do të lejohen tubime në grupe deri 100 njerëz.

LEXO EDHE:

Back to top button