Kanada, ashpërsohen masat për parandalimin e Covid-19

Qeveria kanadeze, e përballur me një rritje të numrit të rasteve me COVID-19, njoftoi sot kufizime lidhur me grumbullimet, veçanërisht në Montreal, për të parandaluar një valë të dytë të koronavirusit.

“Numri i personave të autorizuar gjatë grumbullimeve në vendet e kultit, evenimentet festivem martesa kalon nga 250 në 50 duke nisur nga sot”, theksoi ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve sociale, Christian Dube, në një konferencë shtypi.

“Në tre rajone të provincës, përfshirë qytetet e Montrealit dhe Kebekut, që kalojnë në nivelin e alarmit portokalli, këto grumbullime janë tashmë të limituara në 25 persona”, theksoi ai.

Këto masa nuk aplikohen në sallat e spektakleve dhe të kinemave ku distancimi fizik është më i lehtë për t’u vendosur”, shtoi ai.

“Përhapja e COVID-19 është rritur në tre rajone”, theksoi Dube.

“Numri i rasteve po rritet, shpërthimet po rriten dhe aftësia jonë për të trajtuar të sëmurët po zvogëlohet”, shtoi ai.

Në rajonet në zonën portokalli, grumbullimet private të autorizuara brenda banesave kalojnë nga 10 në 6 persona.

Në bare dhe restorante, që do të mbyllen në mesnatë dhe nuk do të mund të shesin alkool pas orës 23:00, gjashtë persona maksimumi nga 10 më parë, do të mund të ulen në të njëjtën tryezë.

LEXO EDHE:

Back to top button