Britania e Madhe në prag të rikthimit të karantinës?

Kryeministri britanik Boris Johnson mendon për vendosje të serishme të karantinës në vend për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid-19.

Sipas mediumeve britanike, numri i infeksioneve të reja në Britani të Madhe rritet për të paktën 6.000 persona në ditë, ndërsa numri i pacientëve të cilët janë pranuar në spital me Covid-19 dyfishohet në çdo tetë ditë.

Pritet që eksperti kryesor epidemiologjik në Britani të Madhe, Christ Whitty, në konferencën e sotme për shtyp të kumtojë se vendi ka ardhur deri në pikë kritike në pandeminë para dimrit shumë nxitës.

Ministri i Transportit, Grant Shapps paraprakisht sot deklaroi se të gjitha masat e karantinimit do të duhet të jetë mirë të balancuara dhe se kompanitë do të duhet t’u lejojë të funksionojnë që të mund veni ekonomikisht ta vuajë krizën pandemike, ndërsa me punë do të vazhdojnë edhe shkollat.

Britania e Madhe edhe zyrtarisht është vendi i parë në Evropës sipas numrit të rasteve të vdekjes, ndërsa i pesti në botë – 41.777.

Ndryshe, dje krye bashkiaku  i Londrës, Sadiq Khan  theksoi se kryeqendra britanike është vetëm “ditë larg” nga bllokada.  Ai i bëri thirrje qeverisë të vendosë kufizime në bare dhe restorante dhe planet për të urdhëruar londinezët të punojnë nga shtëpia.

LEXO EDHE:

Back to top button