Optimizëm në zonën euro për rritjen ekonomike 2021-2022

Komisioni Europian ka rritur njdeshëm parashikimet për rritjen ekonomike 2021 dhe 2022 për zonën euro për shkak të përshpejtimit të vaksinimit dhe lehtësimit të masave kufizuese, në parashikimet e publikuara sot.

Pas një recesioni të pazakontë prej 6,6% në 2020, rritja në 19 vende që kanë miratuar monedhën unike do të arrijë sipas Brukselit në 4,3% në 2021 dhe 4,4% në 2022, nga 3,8% për këto dy vite në vlerësimet e fundit të shkurtit.

Zona e euros do të përballet me një nivel shumë të lartë borxhi për shkak të shpenzimeve të shkaktuara nga virusi, në më shumë se 100% të PBB-së së saj për 2021 dhe 2022.

“Ekonomitë e BE-së dhe zonës së euros do të përjetojnë një rimëkëmbje të fortë me rritjen e normave të vaksinimit dhe zbutjen e kufizimeve”, theksoi ekzekutivi Europian në njoftimin e tij për shtyp.

Plani europian i rimëkëmbjes do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe do të ndryshojë vërtet të dhënat në 2022, kur ai do të sjellë investimet publike në nivelin e tyre më të lartë që prej më shumë se dhjetë vitesh”, shtoi i njëjti burim

LEXO EDHE:

Back to top button