Bullgari, presidenti prezanton qeverinë e përkohshme para zgjedhjeve më 11 korrik

Presidenti bullgar, Rumen Radev prezantoi sot gjatë një ceremonie zyrtare qeverinë e përkohshme që e emëroi për të çuar vendin në një votim të parakohshëm pas shpërndarjes së Parlamentit dhe legjislaturës së 45-të, duke vendosur zyrtarisht datën e zgjedhjeve të reja më 11 korrik.

Ekzekutivi i përkohshëm drejtohet nga gjenerali, Stefan Yanev, këshilltar i mbrojtjes presidenciale.

Kriza parlamentare dhe zgjedhjet e reja erdhën pasi tre forcat politike të ngarkuara me formimin e një qeverie pas votimit më 4 Prill, partia konservatore Gerb e kryeministrit në ikje, Boyko Borissov, formacioni i ri populist “Ka një popull si ky” (Itn ) i showmanit televiziv Slavi Trifonov dhe Partia Socialiste Bsp kanë kthyer mandatet e tyre përkatëse për shkak të pamundësisë për ët formuar një mazhorance në Parlament.

“Muaj të vështirë na presin, ne po përballemi me një trashëgimi dhe një rezistencë në rritje të forcave të status quo-së. Në këtë situatë, qeveria e përkohshme ka detyra të rëndësishme, për të siguruar funksionimin e duhur të shtetit dhe zgjedhje të ndershme, për të bërë hapin e parë drejt forcimit të Shtetit duke kthyer besimin tek bullgarët se vendi mund të qeveriset në një mënyrë të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme”, theksoi Radev.

“Unë jam një person që nuk bëj premtime boshe, vë bast të gjithë autoritetin tim dhe përvojën time, mbi faktin se do të punoj me ndershmëri, duke respektuar rregullin dhe ligjin në interes të shoqërisë”, theksoi kryeministri i përkohshëm Stefan Yanev.

LEXO EDHE:

Back to top button