Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

Sipas Zëvendës Kryeministrit për Luftë kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski, udhëtimi i tij deri në vendkalimin kufitar Qafë Thanë ka qenë i qetë pavarësisht gjendjes së keqe të kësaj rruge. Qeveria ka premtuar rindërtimin e rrugës ekzistuese tashmë disa vjet, por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur. Ajo që po bëhet është vetëm arnimi i rrugës dhe vrimave që hapen në rast të shiut të madh.

- Advertisements -

A keni udhëtuar mirë deri në Qafëthanë? Po. Si kurrë më parë në vend ndërtohen autostrada dhe rrugë ekspres, rrugë rajonale, magjistrale, dhe lokale. Dhe mendoj se si kurrë deri më parë realizimi në këtë drejtim nuk ishte kaq i lartë. Dhe besoj se së shpejti edhe këto projekte, të cilat janë rreth kësaj zone, e cila është veçanërisht e rëndësishme, unë shoh se vihet theks i fortë, dhe në aspekt investimi, çdo çështje e tillë besoj se do të realizohet”- deklaroi Ljupço Nikollovski-Zëvendës Kryeministër për Luftë kundër Korrupsionit.

Nikollovski i cili duhet ta zhvillojë betejën me korrupsionin në vend, para se të vijë në Qafthanë, u takua me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko i cili në vitin 2020 nga buxheti i komunës ka shpenzuar 27500 euro për reprezentime. Në tre vitet e kaluara, 2018, 2019 dhe 2020 kjo shumë është 78 mijë euro. Në pyetjen nga Alsat, nëse ka kërkuar sqarim për paratë e shpenzuara, tha se kjo nuk është në kompetencat e tij.

Gjithçka tjetër është kompetencë e institucioneve tjera që duhet ta hetojnë çdo  rast ose lëndë. Ne nuk punojmë me lëndë, ne i përmbahemi kodeksit që ka të bëjë me të gjithë funksionarët e emëruar në Qeveri dhe, a nuk e shihni se ne dërgojmë porosi se nuk ka të paprekur. Se po veprohet për secilin rast. Çdo institucion duhet ta hetojë çdo informatë që e keni, cilindo veprim dhe të mos ketë të paprekur, nëse konstatohen veprime të paligjshme”- pohoi Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit.

A nuk e pyetët Merkon sot për paratë e shpenzuara të qytetarëve?

“Mendoj se qartë thashë se për çka mund të bisedohet. Unë pyeta edhe për shumë gjëra tjera dhe përgjigjet do ua japë vetë kryetari”

Për të njëjtin qëllim në vitin 2021 Merko në dispozicion ka 50 mijë euro. Megjithatë, Nikollovski tha se komuna e Strugës është ndër komunat që kanë transparencë të mesme.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button