Orari, Maqedonia nis eliminatoret ndaj Maltës dhe i mbyll ato kundër Anglisë

Shtëpia Evropiane e Futbollit ka zbuluar orarin e ri të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Evropian të vitit 2024, i cili do të organizohet nga Gjermania. Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, do të nis ciklin elimimator me 2 ndeshje në terrenin vendas, kundër Maltës më 23 mars dhe Ukrainës më 16 qershor. Ndërkohë dy përballjet e fundit, Maqedonia do ti zhvillojë në terrenin e Italisë, më 17 nëntor, ndërsa më 20 nëntor, do të mirëpresë kombëtaren e Anglisë.

23 mars 2023 Maqedoni – Maltë

16 qershor 2023 Maqedoni – Ukrainë

19 qershor 2023 Angli – Maqedoni

9 shtator 2023 Maqedoni – Itali

12 shtator 2023 Maltë – Maqedoni

14 tetor 2023 Ukrainë – Maqedoni

17 nëntor 2023 Itali – Maqedoni

20 nëntor 2023 Maqedoni – Angli

 

Dy kombëtaret e para nga secili grup do të sigurojnë një kualifikim direkt në turne. Pak muaj para fillimit të EURO 2024, do të luhen sfidat e play-off-it nga të cilat do të dihen edhe tre pjesëmarrës të tjerë nga Liga e Kombeve.

LEXO EDHE:

Back to top button