Orban e quan Zelenskyn kundërshtar

Orban e quan Zelenskyn kundërshtar

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, derisa ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të vendit që janë mbajtur të dielën, ka përmendur disa, siç i ka quajtur ai, kundërshtarë me të cilët i është dashur të luftonte për të fituar në këtë garë. Mes tyre ka përmendur edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

I rizgjedhur me 53.35 për qind të votave, Orban arriti të marrë mandatin e katërt radhazi.

Në fjalimin e tij të fitores, Orbani e quajti Zelenskyn një nga kundërshtarët që duhej ta kapërcente gjatë fushatës, raportoi CNN-i të hënën.

“Nuk do ta harrojmë kurrë këtë fitore, sepse na u desh të luftojmë ndaj një numri të madh kundërshtarësh, si burokratët në Bruksel, mediat ndërkombëtare apo edhe presidentin ukrainas. Asnjëherë më parë nuk kemi pasur kaq shumë kundërshtarë”, ka thënë ai.

Të mërkurën që shkoi, ministri i Jashtëm i Hungarisë, ka akuzuar qeverinë e Ukrainës për koordinim me partitë opozitare hungareze, pa përmendur prova.

Hungaria, e cila është e varur nga energjia ruse, ka shmangur mundësitë për të dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Që nga pushtimi rus në Ukrainë, Orban ka bërë fushatë për të mbajtur trupat dhe armët e Hungarisë jashtë konfliktit.

LEXO EDHE:

Back to top button