Opozita në Hungari: Zgjedhjet u fituan me propagandë dhe presion shtetëror

Opozita në Hungari: Zgjedhjet u fituan me propagandë dhe presion shtetëror

" "

Gazetar: Adrian Kerimi

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban fiton edhe një mandat. Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nxorën Orbanin fitues absolut, duke siguruar 2/3 e ulëseve në Kuvend, shkruan Alsat.

Koalicioni të cilin e ka udhëhequr euro skeptiku Orban siguroi 53 për qind ose 135 ulëse në, ndërsa oponenti i tij Peter Marki-Zay me koalicionin Të bashkuar për Hungarinë siguroi 35 për qind apo 56 ulëse. Në paraqitjen e tij të parë pas rezultatit zgjedhor, Orban tha se zëri i kësaj fitore të thellë dëgjohet deri në Bruksel.

“Kjo fitore duhet mbajtur mend deri në fund të jetëve tona sepse kishim më shumë se kurrë armiqtë të cilët u desh t’i mposhtim. E majta e Hungarisë, e majta ndërkombëtare, burokratët e Brukselit, paratë e Sorosit, mediat ndërkombëtare përfshi edhe presidentin ukrainas”, u shpreh Viktor Orban, Kryeministër i Hungarisë.

Opozita i vlerësoi si zgjedhje të fituara me propagand dhe presion shtetëror. Udhëheqësi i opozitës Peter Marki-Zay fjalimin pas protestës e mbajti bashkërisht me familjen e tij.

“Ishte një luftë se padrejtë dhe e pabarabartë, por ne morëm pjesë sepse kishim besimin se do t’i fitojmë këto zgjedhje pavarësisht këmbëve të lidhura dhe thikave prapa kurrizi që na i bënë”, u shpreh Peter Marki-Zay, Kryetar i aleancës “Të bashkuar për Hungarinë”.

Orban është lideri i vetëm i BE-së i cili nuk i ka shqiptuar sanksione Rusisë si pasojë e pushtimit ndaj Ukrainës. Procesin zgjedhorë në Hungari në shtabin e Viktor Orban e ndoqi lideri i opozitës në Maqedoni të Veriut, Hristijan Mickoski i shoqëruar nga Aleksander Nikollovski. Pas rezultateve të marra nga qendra analitike, Mickoski uroi Orbanin për fitoren historike. LSDM-ja akuzoi Mickoskin se në Budapest ka shkuar të takohet me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, po një gjë të tillë Mickoski e përgënjeshtroi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button