Zelenski me video mesazh në “Grammy”

Zelenski me video mesazh në “Grammy”

" "

Shumë nga emrat më të mëdhenj në industrinë e muzikës u nderuan me çmime në ceremoninë e 64-të vjetore Grammy. Fituesi kryesor i natës ishte Jon Batiste, i cili mori pesë çmime. Katër kategoritë e mëdha: albumi i vitit, rekordi i vitit, kënga e vitit dhe artisti më i mirë i ri — u zgjeruan nga tetë në 10 të nominuar dhe u prezantuan dy kategori të reja: performanca më e mirë muzikore globale dhe albumi më i mirë muzikor urban. Olivia Rodrigo fitoi çmimin Grammy për “Artisten e re më të mirë”. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski bëri një paraqitje në ceremoninë e çmimeve Grammy. Ai tha se muzikantët ukrainas veshin jelekë antiplumb në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale. Edhe për ata që nuk mund t’i dëgjojnë. Por, muzika do të depërtojë gjithsesi”, tha ai./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button