Orban: Evropa po shantazhon vendet që kundërshtojnë imigracionin

Hungaria, që vendosi veton për planin evropian të rimëkëmbjes, theksoi sot se nëse ai miratohet, nuk do të kishte më pengesa për të lidhur vendet anëtare me mekanizmat e përbashkët të mbështetjes së imigracionit.

“Evropa mund të përdorë mjetet financiare për të shantazhuar vendet që kundërshtojnë imigracionin”, deklaroi kryeminsitri Viktor Orban në një komunikatë të publikuar në Twitter.

“Asnjë procedurë që parashikon penalizimin e shteteve anëtare nuk duhet të bazohet pa kritere dhe pa mundësinë e rekursit gjyqësor”, shkruan ai.

Bashkimi Evropian u angazhua me krah të hekurt me Budapestin dhe Varshavën, që kërkojnë braktisjen e një mekanizmi të ri që lidh dhënien e fondeve me respektimin e shtetit të së drejtës.

Dy vendet po mbajnë peng paketën e buxhetit dhe planin e rimëkëmbjes, për miratimin e të cilëve nevojitet vota unanime e 27 vendeve të BE-së, me qëllim për të kundërshtuar vendosjen e këtij mekanizmi të pazakontë që parashikon të sanksionojë vendet që shkelin demokracinë.

Fondet europiane përbënin në 2019 rreth 4,48% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për Hungarinë, një prej përqindjeve më të larta mes shteteve anëtare.

Budapesti do të përfitojë 16,7 miliardë euro në subvencione dhe kredi potenciale.

LEXO EDHE:

Back to top button