Orban publikoi një foto me Trump: Kemi folur për paqen, lajmi i mirë është – ai do ta zgjidhë
Orban publikoi një foto me Trump: Kemi folur për paqen, lajmi i mirë është - ai do ta zgjidhë

Kryeministri hungarez Viktor Orbán vizitoi ish-presidentin amerikan Donald Trump në resortin e tij Mar-a-Lago në shtetin amerikan të Floridës.
“Misioni i Paqes 5.0. Ishte një nder të takova Presidentin Donald Trump sot në Mar-a-Lago. Ne folëm se si të arrijmë paqen. Lajmi i mirë i ditës: Do ta zgjidhë!”, ka njoftuar Orban në rrjetin social X krahas një fotoje me Trump.
Peace mission 5.0
It was an honour to visit President @realDonaldTrump at Mar-a-Lago today. We discussed ways to make #peace. The good news of the day: he’s going to solve it! pic.twitter.com/AiTRsdexM5— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) July 12, 2024
Hungaria mori kohët e fundit presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian dhe Orbán që atëherë ka udhëtuar në Kiev, Moskë dhe Pekin, ku zhvilloi bisedime me Volodymyr Zelenskyi, Vladimir Putin dhe udhëheqësit kinezë për atë që ai pretendon se është fundi i luftës në Ukrainë. Pas kësaj ai mori pjesë në samitin e NATO-s në Uashington, i cili përfundoi mbrëmë.
Udhëtimet e tij kanë zemëruar liderët e Bashkimit Evropian, të cilët thonë se Orbán nuk po vepron si lider evropian, por si kryeministër hungarez, që do të thotë se ai nuk po përfaqëson BE-në kur flet me presidentin rus Putin.
We continued the peace mission in Mar-a-Lago. President @realDonaldTrump has proved during his presidency that he is a man of peace. He will do it again! pic.twitter.com/8abVBW7f6r
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) July 12, 2024