Orban tallet me planin e riarmatimit të Bashkimit Evropian: Mund të shkatërrojë Evropën!
Orban tallet me planin e riarmatimit të Bashkimit Evropian: Mund të shkatërrojë Evropën!

Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, është tallur me planin midis vendeve të BE-së për të shpenzuar shuma të mëdha parash shtesë për mbrojtjen, duke thënë se ai mund të “shkatërrojë Evropën”.
Kjo deklaratë vjen pasi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, thotë se një propozim i quajtur REARM Europe mund të “mobilizojë” deri në 800 miliardë euro.
Por Orban u shpreh “Nëse SHBA heq dorë nga financimi i luftës pse 26 vendet e tjera anëtare të BE-së do të kishin një shans për ta çuar këtë luftë deri në fund? Sot duket se kam vënë veton. Por brenda javësh ata do të kthehen dhe do të rezultojë se nuk ka para për këto qëllime.”
Ai shtoi se mënyra në të cilën BE dëshiron të mbështesë Ukrainën, duke rritur gjithashtu shpenzimet e mbrojtjes të Evropës, do ta “shkatërronte Evropën”.
Orban, i cili ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën, tha se në vend që të zgjasë luftën, Evropa duhet të mbështesë bisedimet e paqes të Donald Trump.