Organizatorët e “Tokio 2020”: Dorëhiqen 1 mijë vullnetarë

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë konfirmuar se rreth 1000 vullnetarë kanë dhënë dorëheqjen e tyre muajin e fundit. Siç dihet, vullnetarët janë “shtylla kurrizore” e një eventi të tillë olimpik dhe largimi i tyre ka krijuar mjaft shqetësim tek organizatorët e Olimpiadës, pasi kjo situatë mund të përsëritet muajt në vijim.

 

Ata u shprehën se largimi i vullnetarëve ndodhi për arsye të ndyrshme. Një pjesë u larguan pas deklaratave seksiste të ish-kreut të Olimpiadës, Joshiro Mori, që gjithashtu u dorëhoq 10 ditë më parë. Gjithashtu, një pjesë e mirë e vullnetarëve janë larguar edhe nga frika e infektimit me koronavirus.

Numri në total i vullnetarëve që janë siguruar për Olimpiadën është 80 mijë vetë, ndaj kjo dorëheqje e tyre është vetëm 1% e atij numri. Ndërkohë që, 30 mijë vullnetarë të tjerë janë rekrutuar nga Bashkia e Tokio, çka e çon numrin total të tyre në 110 mijë vetë.

LEXO EDHE:

Back to top button