OSBE dhe BE do të monitorojnë rastet që do gjykohen në Gjykatën Penale

Pas gjykimeve të fundit, OSBE dhe Bashkimi Evropian do të monitorojnë rastet që gjykohen në Penale. Deri më tani nuk ka informacione se cilat raste do të jenë interesante për ndjekje ndërsa bëhet fjalë për rreth 50 të tilla. Ministria e Drejtësisë nuk ka informacion se cilat procese do të zgjidhen për monitorim dhe nëse shumica e tyre do të jenë raste të korrupsionit të profilit të lartë apo raste të Prokurorisë Special tashmë të shuar. Nuk ka informacion nëse raportet e OSBE-së dhe BE-së do të bëhen publike ose do t’i dërgohen vetëm Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik.

LEXO EDHE:

Back to top button