Osimhen nuk paraqitet në kampin stërvitor të Napolit, paraqet çertifikatë mjekësore
Derisa Kevin De Brujne ka mbërritur në Napoli për të nisur fazën përgatitore me skuadrën kampione të Italisë, ndryshe është situata me sulmuesin Viktor Osimhen. Bisedimet me Gallatasaraj-in në lidhje me transferimin e sulmuesit nigerian janë duke vazhduar, por pa garanci të mjaftueshme financiare, skuadra napolitane nuk do ta miratojë largimin e lojtarit.
Marrëveshja pritet të bazohet në 40 milionë euro menjëherë, ndërsa 35 milionë eurot e mbetura (për të arritur shifrën prej 75 milionë eurosh) do të paguhen në dy këste.
Osimhen, i cili këmbëngul të kthehet në Turqi, ka marrë një qëndrim të qartë. Ai e bëri këtë me fjalë, por edhe me veprime, pasi nuk u paraqit në kampin stërvitor të Napoli, i cili filloi sot me teste të ndryshme mjekësore.
26-vjeçari i ka dërguar një çertifikatë mjekësore Napolit për të justifikuar mungesën e tij. Një veprim ky i pritshëm, teksa të gjithë presin të mësojnë se kur do të bëhet zyrtarisht shitja e tij.







