PSZH gati të thyejë rekordin, ofron 250 mln euro për sulmuesin e Çellsit

Pas humbjes 3-0 ndaj Çellsi në finalen e Kupës së Botës për Klube, PSZH po përgatitet të bëjë disa goditje të mëdha në merkato. Objektiv i madh i parizienëve është Koll Pallmer, lojtari më i mirë i finales, ku francezët u mundën në mënyrë spektakolare nga Çellsi.

Drejtuesit e PSZH-së po hartojnë një plan ambicioz për të nënshkruar me 23-vjeçarin dhe sipas raportimeve të ndryshme nga mediat franceze, bëhet fjalë për një shifër historike. PSZH po përgatit një ofertë prej 250 milionë eurosh për të transferuar këtë verë Koll Palmer.

Në këtë mënyrë, PSZH po mendon të thyejë rekordin e historik të vendosur po prej tyre kur transferuan Nejmarin në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro. Megjithatë, Çellsi nuk ka ndërmend të heq dorë prej Pallmerit, pavarësisht ofertës tunduese të PSZH-së.

Gjithsesi, javët në vijim pritet të nisin negociatat zyrtare mes palëve dhe pritet një verë e nxehtë në aksin Londër-Paris.

LEXO EDHE:

Back to top button