Osmani: Ahmeti është ftuar në Hagë si dëshmitar


“Para mikrofonave shtetëror nuk përgjigjem për çështje partiake, por Ali Ahmeti është ftuar në Hagë si dëshmitar”, deklaroi sot ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me rastin e pranim-dorëzimit.

Ndryshe kreu i BDI-së Ali Ahmeti nesër duhet të dëshmojë në Gjykatën speciale në Kosovë.

Siç është njoftuar nga kabineti i tij, Ahmeti do të shkojë në Prishtinë të dëshmojë për rolin e tij në UÇK.

Ahmeti, muajin e kaluar në profilin e tij në Fejsjbuk njoftoi se me ftesë të Gjykatës Speciale me seli në Hagë që heton krimet gjatë luftës së Kosovës do të paraqitet si dëshmitar dhe si një nga themeluesit e UÇK-së.

LEXO EDHE:

Back to top button