Osmani: Hendeku pas skriningut, i rrezikshëm
Osmani: Hendeku pas skriningut, i rrezikshëm

Gazetare: Fatlume Dervishi
Hendeku që do të krijohet në procesin e integrimit pas përfundimit të skriningut deri në realizimin e ndryshimeve kushtetuese, është i rrezikshëm për ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, shkruan Alsat.
Ai këtë qëndrim e dha në Bruksel, në sesionet e fundit të skriningut për Kapitullin 31, Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë
“Unë kam frikë se hendeku që do të krijohet pas skriningut sepse nuk do të ketë asnjë proces mes skriningut dhe ndryshimeve kushtetuese është zona më e rrezikshme në procesin tonë të anëtarësimit deri më tani dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm për këtë”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
Osmani dhe Mariçiq nga Brukseli porositën se duhet të sigurohet shumica e nevojshme për ndryshimet kushtetuese sepse kjo është me rëndësi strategjike dhe aspirim i shumicës së qytetarëve, gjë të cilën s’mund ta injorojë asnjë parti, posaçërisht nëse pretendon ta drejtojë qeverinë e ardhshme.
Skriningu për vendin filloi në 15 shtator të vitit 2022 dhe u zhvillua me dinamikën e paraparë, për 33 kapitujt e ndarë në 6 kllasterë.
Megjithatë samiti i ardhshëm i Këshillit të BE-së është pas një jave dhe vendi nuk do të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare për shkak se nuk arriti të realizojë në kohë ndryshimet kushtetuese. Qeveria thotë se nuk tërhiqet nga qëllimi për realizimin e tyre, sepse ato janë pjesë e kornizës negociuese, megjithatë për ta realizuar këtë, nuk i janë 80 vota në Kuvend. VMRO-DPMNE-ja nuk pranon ndryshime kushtetuese, siç thonë ata, me kushte dhe diktat bullgar. / Alsat.mk