Osmani- Lindsbergis: E ardhmja e Evropës varet nga e ardhmja e Ukrainës

Osmani- Lindsbergis: E ardhmja e Evropës varet nga e ardhmja e Ukrainës

Ministri i jashtëm i republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanbi pas takimit të realizuar sot me Ministrin e Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Lindsbergis tha se bashkë kanë konstatuar se e ardhmja e Evropës varet nga e ardhmja e Ukrainës. Osmani madje paralajmëroi një nga stërvitjet siç u shpreh ai më të madhe në Evropën Kontinentale, shkruan Alsat.

“Sot përball një arkitekture të çrregulluar të sigurisë evropiane, dy vendet tona si aleatë të NATO-s po i adresojnë kërcen imët aktuale dhe po e përmirësojnë sigurinë e përgjithshme të kontinentit evropian. Jam veçanërisht i kënaqur të njoftoj se në javën e ardhshme do të filloj stërvitja më e madhe në tokën e Evropës Kontinentale, ku do të marrin pjesë trupat e NATO-s, me një prezencë të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut. Ram dakord se e ardhmja e Evropës varet nga e ardhmja e Ukrainës”, deklaroi Bujar Osmani, duke nënvizuar se gjatë takimit me homologun e tij kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkë kanë vlerësuar se janë të shkëlqyeshme dhe se duhet bërë përpjekje që të thellohet më tej dhe bashkëpunimi në fushën ekonomike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button