Osmani: Marrëveshja finale me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takime të ndara ambasadoren finlandeze Pia Stjernval dhe shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. Në të dy këto takime është biseduar për menaxhimin e pandeminë Covid-19.

Po ashtu është biseduar për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetarja Osmani citohet të ketë thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit. Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën duhet të arrihet konsensus i gjerë.

Në këtë kontekst, ajo potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.

Shefi i EULEX-it shprehu shqetësimin për dinamikën e ulët të proceseve gjyqësore gjatë kohës së pandemisë. Teksa kryetarja Osmani potencoi se mbrojtja e të drejtave të palëve në procese gjyqësore dhe evitimi u vonesave është me rëndësi në kohë pandemie.

Në këtë kontekst është përmendur edhe çështja e zgjedhjes së avokatit të popullit. Të dy palët u dakorduan që ky proces duhet të shoqërohet me respektim të bazës ligjore, në mënyrë që në krye të këtij institucioni të vihet person i përgatitur profesionalisht dhe me integritet.

LEXO EDHE:

Back to top button