Osmani ndërron mendje: Çështja e bullgarëve do të zgjidhet në mënyrë teknike

Vetëm një ditë pasi propozoi përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si bashkësi etnike, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani sot reteroi. Tha se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë teknike, pa ndryshime kushtetuese. Sipas tij, Maqedonia e Veriut do të dëshmojë se nuk ua mohon qytetarëve të drejtën e vetë-përcaktimit si bullgarë përmes regjistrimit të popullsisë.

Nëse vërejtjet kanë të bëjnë me shkakun që bashkësia etnike bullgare, bashkësi e veçantë krahas asaj maqedonase, shqiptare etj. vetëm pse nuk përmendet në Kushtetutë, por nënkuptohet me kategorinë “Të tjera”, ndërsa rezultatet e regjistrimit prezantohen në përqindje vetëm për bashkësitë etnike që figurojnë në Kushtetutë, atëherë ne nuk kemi kurrfarë rezerve që të paraqiten rezultatet për secilën bashkësi etnike – tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Bullgarët në Maqedoninë e Veriut duhet të ndjehen si qytetarë të lirë, që mund të organizohen si bashkësi kolektive e që do t’i kenë të gjitha të drejtat, nëse ka nevojë edhe përmendjen e tyre në Kushtetutë – deklaroi ditë më parë Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski sqaroi se posa të përfundojë regjistrimi gjithkush do të ketë qasje në të dhënat statistikore, përfshirë edhe bullgarët.

Mundësia të deklarohen si bullgarë ekziston, ashtu si deri më tani. A do t’i publikoni të dhënat? Nuk ka kurrfarë problemi, veçanërisht kur tani mënyra kryesore e publikimit do të jetë përmes mediave elektronike. Ne i kemi të gjitha të dhënat statistikore, që publikohen në mënyrën që ju mundëson ju vetë të zgjedhni në çfarë baze të krijohen tabelat – tha Apostoll Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.

Dikasteri që drejtoj ka qasje të mençur ndaj Sofjes dhe nuk do të bëhet pjesë e debatit të atjeshëm parazgjedhor, ishte sqarimi i Osmanit pse nuk i dërgoi notë proteste Sofjes pasi kjo e fundit paralajmëroi angazhim të shërbimeve speciale për mbrojtjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Anesa SaliHu

LEXO EDHE:

Back to top button