Osmani: Në ditë zie për popullin, Nora i solli dritë Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Përmes një shkrimi në “Facebook”, Vjosa Osmani ka shkruar, se Nora Gjakova i ka sjellë dritë Kosovës, në këtë ditë zie.

“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.

Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit! ”, ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button