Osmani: Në korrik takimi Kurti-Vuçiq
Osmani: Në korrik takimi Kurti-Vuçiq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që gjatë muajit korrik të mbahet takimi i ri midis dy bartësve të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë një konference për media në Slloveni, Osmani tha se Kosova gjithmonë ka qenë konstruktive dhe është angazhuar në mënyrë aktive në dialog.
Sipas saj, në këtë proces, Prishtina ofron propozime për të kontribuar në përforcimin e paqes në rajon. Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit 2021.
Deri më tani, ata kanë zhvilluar vetëm dy takime dhe që të dyja nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret. Zyrtarët në BE kanë thënë se janë duke përgatitur një takim të ri midis Kurtit dhe Vuçiqit, por ende nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur mund të ndodhë.