Një tjetër hit do të publikohet nga artistët e njohur Gjiko dhe Fifi

Një tjetër hit do të publikohet gjatë kësaj kohe edhe nga artistët e njohur shqiptarë, Asdren Gjikolli – Gjiko dhe Filloreta Raçi-Fifi.

Dyshja, të cilët pëlqehen në masë të madhe nga publiku, bëjnë me dije se kanë bashkuar forcat për një këngë të re. Këtë e kanë njoftuar përmes postimeve që kanë shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Facebook

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti, besohet që do të lansohet shumë shpejt. Reperi pejan momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës “Kce”, të cilën e solli në maj në duet me Majkun.

Foto: Screenshot/Facebook

Fifi nga ana tjetër të fundit këngë e publikoi dy muaj me parë me Gent Fatalin. Këto dy projekte kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube.

LEXO EDHE:

Back to top button