Osmani: Të përshpejtohet zgjerimi i BE-së në emër të sigurisë

Osmani: Të përshpejtohet zgjerimi i BE-së në emër të sigurisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili sot po merr pjesë në takimin e jashtëzakonshëm ministror të NATO-s, para takimit shprehu mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, njofton MIA nga Brukseli.

Mesazhi i dytë kryesor i ministrit të Jashtëm maqedonas sot në mëngjes nga NATO ishte se zgjerimi i BE-së tani po bëhet një çështje jetike nga pikëpamja e sigurisë duke pasur parasysh sulmet ruse në lindje.

BE-ja duhet të përshpejtojë zgjerimin drejt Lindjes, tha Bujar Osmani, duke aluduar për bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në kuadër të aplikimit për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Kjo krizë, tha ai, ka treguar se politika e zgjerimit është çështje sigurie.

I pyetur për aspiratat e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s, thelbi i konfliktit me Rusinë, ministri i Jashtëm tha se politika e dyerve të hapura të Aleancës do të thotë stabilizim.

“Në Ballkanin Perëndimor anëtarësimi në NATO ishte vendimi më i rëndësishëm që e stabilizoi atë, është faktori më i rëndësishëm për stabilizimin e rajonit”, u përgjigj Osmani.

Maqedonia e Veriut, përmes ministrit të Jashtëm, sot në mëngjes ka shprehur admirim dhe mbështetje për guximin dhe vendosmërinë e Ukrainës për të arritur një zgjidhje paqësore dhe Maqedonia e Veriut është e gatshme të mbështesë refugjatët nga kjo pikë e nxehtë.

“Ukraina nuk është vetëm”, u tha Osmani ukrainasve.

LEXO EDHE:

Back to top button