Pacienti luan në saks gjatë operacionit në tru

Pacienti luan në saks gjatë operacionit në tru

Një burrë u operua nga një tumor në tru ndërsa ishte zgjuar dhe luante himnin e Mamelit me saksin e tij. Operacioni i kryer në Spitalin Ndërkombëtar Paideia në Romë ishte krejtësisht i suksesshëm. Pacienti është mirë dhe tashmë ka dalë nga spitali. 35-vjeçari kujton qetësinë e ndjerë në ato orë të vështira kur mundi të mbështetej në instrumentin e tij për t’u qetësuar. Vendimi për të luajtur saksofon gjatë operacionit është marrë nga pacienti, një dashamirës i madh i muzikës. Dhe kështu instrumenti u soll në sallën e operacionit dhe 35 vjeçari ishte në gjendje të luante atë ndërsa ekipi punonte për të hequr tumorin pa kompromentuar funksionet e trurit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button