ASH-ja Ministrin e Arsimit e quan “Ministri të shkatërrimit”

ASH-ja Ministrin e Arsimit e quan "Ministri të shkatërrimit”

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka kërkuar sot llogari nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), apo siç e quajtën nga kjo parti “Ministria e shkatërrimit” për mungesën e librave nëpër shkolla.  Kjo parti akuzoi Ministrinë e Arsimit se 44 ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor ende nuk ka arritur të sigurojë libra për nxënësit. Sipas ASH mungesa e teksteve ka shkaktuar kokëçarje për mësimdhënësit dhe hutim të nxënësve.

“Situata në klasa është kaotike! Mësues në ankth që vrapojnë me fleta nga fotokopja në fotokopje, ca libra të fotokopjuar që peshojnë aq sa është e ndaluar me ligj t’i mbajnë fëmijët, tekste të përkthyera keq, mungesë mësimi të mirëfilltë… e fëmijët?! Nxënësit?! Mësuesit ankohen që është rritur dhuna midis nxënësve në klasa! Është rritur abuzimi me drogë nga moshat e mitura! Video skandaloze që xhirohen nga fëmijët! Dhe normal se në një shkollë në ankth, me çanta bosh, ka më shumë mundësi të ketë celularë, thika, cigare dhe jo në pak raste edhe drogë!”, deklaroi Arben Zeqiri, zëdhënës i ASH-së.

LEXO EDHE:

Back to top button