Pacienti shqiptar plagos me thikë infermieren dhe hidhet nga kati i katërt


Një 59-vjeçar shqiptar goditi me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës. Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, 59-vjeç.

Ai ishte i shtruar në spital për probleme që nuk kanë lidhje me covid-19, por dyshohet se ka pasur probleme psikike. Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë.

Infermieria e plagosur, deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij.
Pasi mbërriti në dhomë, kuptoi se pacienti ishte fshehur mbas portës dhe në moment ka dalë duke e goditur me një thikë kuzhine e duke e plagosur në shpinë. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën./TCH/

LEXO EDHE:

Back to top button