Paditen dhe pezullohen policët dhunues në Manastir

Ministria e Brendshme deri te Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur padi penale kundër policit i cili sulmoi brutalisht një qytetar në Manastir. Ai ngarkohet për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës së tij. Ministria e Brendshme ka ngritur procedim disiplinor dhe pezullim si për policin në fjalë ashtu edhe për kolegun e tij i cili nuk e ka parandaluar kolegun gjatë rrahjes brutale të qytetarit. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk tregoi se deri kur këta policë do të pezullohen nga puna.

https://www.youtube.com/watch?v=Ji7fASwmuSY&feature=youtu.be

“Ministria e Brendshme dënon ashpër çdo rast të dhunës, veçanërisht kur ajo është kryer nga një oficer policie dhe kjo sanksionohet dhe duhet të vazhdojë të sanksionohet më së ashpri. “Asnjë akt i tillë nuk mund të justifikohet- deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Sot rastin e dënoi edhe Qeveria. Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq kërkuan dënimin e policëve. Qytetarët e rrahur të Manastirit mbrëmë pohuan përmes një transmetimi video në rrjetet sociale, se ata gjatë një aksidenti kanë goditur një shtyllë, kështu që policët në vend që t’i identifikonin, i kanë rrahur ata.

 “Ne patëm një aksident trafiku, ishim pak të dehur, po ktheheshim nga një ditëlindjeje. Gjatë kthimit goditëm shtyllën. Kur dolëm nga makina, policia menjëherë filloi të na rrahë”.

Deri më tani, pranë zyrës së Avokatit të Popullit kanë arritur deri në 15 ankesa nga qytetarët për shkak të brutalitetit të policisë. Ndërsa në katër vitet e kaluara kishte më pak denoncime kurse vitin e kaluar, vetëm tre. Për 2019 dhe 2020, pranë Avokatit të Popullit ka pasur gjithsej 18 ankesa. Gjashtë prej tyre janë dërguar në Prokurori, por prej atje nuk kanë asnjë përgjigje.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button