Paditet aktori turk, mendohet se ka fyer punonjësit gjatë xhirimeve të filmit Osman

Aktori turk Burak Özçivit është paditur pasi ka fyer punëtorët në xhirimet e filmit “Kurulus: Osman”.  Sipas gazetës turke Cumhuriyet, një hetim është kryer për incidentin që ndodhi në Beykoz Riva në dhjetor të vitit të kaluar.

Në raport thuhet se është vërejtur se dëshmitarët e paraqitur nga ankuesi e kanë konfirmuar ngjarjen në deklaratat e tyre. Sipas mediave turke, denoncuesit e aktorit kanw kwrkuar 4 vite dhe 1 muaj heqje lirie pwr Özçivit. Avokati i aktorit, Serkan Toper kishte bërë një deklaratë me shkrim mbi akuzat ndaj klientit të tij. Avokati citohet të ketë thënë se në këtë rast është keqpërdorur e drejta për tu ankuar.

“Si rezultat i pretendimeve fiktive të dorëzuara në autoritetet gjyqësore, klientit iu kërkuan shuma astronomike dhe kur këto kërkesa nuk u plotësuan, reputacioni i klientit në sytë e publikut u sulmua me deklarata të pavërteta të servirura në shtypNe besojmë me vendosmëri se e vërteta do të shfaqet si rezultat i gjyqit dhe se e vërteta do të mbizotërojë kundër oportunizmit dhe pretendimeve të pabaza,” tha avokati i aktorit.

LEXO EDHE:

Back to top button