Pagat e mësimëdhënësve përplasin VMRO-në dhe LSDM-në
Pagat e mësimëdhënësve përplasin VMRO-në dhe LSDM-në
Gazetar: Adrian Kerimi
Propozim-Ligji për mësimdhënësit ka thelluar dallimet mes pushteti dhe opozitës. Në Komisionin për arsim opozita edhe sot pamundësoi shqyrtimin e propozimit, shkruan Alsat.
VMRO-DPMNE-ja vlerëson se pushteti përmes kësaj zgjidhje ligjore pretendon partizimin e arsimit fillor dhe të mesëm, duke shtuar se abrogimi i mekanizmave për kontroll ulë cilësinë e arsimit.
“Ligji për mësimdhënës i cili është në rend dite është ligj i cili mundëson partizimin e arsimit dhe nuk rriten rrogat e mësimdhënësve. Pse LSDM-ja është kaq e interesuar për këtë ligj të cilin dëshiron ta sjell edhe duke e shkelur Rregulloren për punën e Kuvendit? Ky është ligj përmes të cilit LSDM-ja synon punësimin e mësimdhënësve në kohë të pacaktuar dhe pa stazh përgatitorë, me çka tenton anulimin e mekanizmit për kontroll dhe partizan arsimin”, tha Dafina Strojanoska, Deputete e VMRO-DPMNE-së.
LSDM-ja akuzon opozitën se po vepron kundër interesave të mësimdhënësve dhe rritjes së rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm.
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së gjatë gjithë vitit e bllokojnë Ligjin për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional, ndërsa dje treguan se janë të gatshëm edhe për sulme fizike me qëllim e vetëm pengesën e miratimit të këtij ligji. Pyesim publikisht, a janë deputetët e VMRO-DPMNE-së kundër rritjes së vazhdueshme të rrogave të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional në arsimin fillorë dhe të mesëm?”, u shpreh Sanella Shkrijel, Deputetet e LSDM-së.
Propozim-Ligji për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional parashikon punësimin e mësimdhënësve në afat të pacaktuar dhe marrëdhënie të rregullt pune. Me ndryshimet në Ligjit për mësimdhënës të cilat i propozon pushteti, 27 mijë mësimdhënës parashihet të marrin paga më të larta kurse 4700 mësimdhënës të fitojnë punësim të përhershëm./ Alsat.mk








