“Pagat në arsim janë rritur nga 3.200 në 6.400 denarë”

"Pagat në arsim janë rritur nga 3.200 në 6.400 denarë"

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka bërë të ditur se pagat e punëtorëve në arsim dhe përkujdesje të fëmijëve në periudhën 2017-2022 janë rritur për 21 për qind.

Mësimdhënësi në arsimin fillor, siç thonë nga Qeveria, merr pagë prej 24.786 denarë, që është rritje prej 3.267 denarë plus dhe punën e kaluar, kurse mësuesi në arsimin e mesëm merr pagë prej 25.642 denarë dhe i rritet për 4.353 denarë, përfshirë edhe eksperiencën e punës nga vitet e kaluara.

“Periudha e kaluar nga viti 2017 deri në vitin 2022 me futjen e metodologjisë së re për llogaritje është arritur rritja më e madhe e pagave të punonjësve në kopshte. Në vitin 2017, një kujdestare në çerdhe ka marrë pagë prej 14.493 denarë. Në vitin 2022, paga mesatare e paguar për muajin shkurt të kujdestarit është 19.560 denarë përfshirë dhe eksperiencën e punës nga vitet paraprake. Diferenca është 5.067 denarë më shumë në llogarinë e këtyre punëtorëve, plus kompensimi për punën e kaluar. Paga e edukatores në çerdhe në vitin 2017 ka qenë 19.200 denarë, ndërsa në vitin 2022 25.642 denarë përfshirë dhe kompensimi për punën e kaluar. Rritja këtu është 6.442 denarë”, thuhet në njoftimin e sotëm të Qeverisë.

Qeveria inkurajon sindikatat që të vazhdojnë dialogun për të gjetur zgjidhje të përhershme për rritjen e pagave. Ata theksojnë se “kërkesat duhet të jenë realiste dhe të lindin nga nevoja që dikton situata ku ndodhemi”.

“Rritja e pagave për punonjësit në arsim dhe kopshte në kohën e kësaj Qeverie është dhe me marrëveshje kolektive të nënshkruar në qershor të vitit 2019. Debati për marrëveshjen e re kolektive është një mundësi për zgjidhje të përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave. Qeveria është e hapur për dialog për arritjen e një sistemi të rritjes së pagave që nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i provokuar nga greva dhe pakënaqësi të ngjashme. Të gjejmë së bashku një model rritjeje i cili si me marrëveshjen për pagën minimale, do të lidhet me rritjen e pagës mesatare dhe me rritjen e kostos së jetesës”, thonë nga Qeveria.

Greva e punonjësve të arsimit dhe përkujdesjes së fëmijëve e organizuar nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po vazhdon për të dytën ditë. Përmes kësaj greve kërkohet rritje e menjëhershme e pagave për 18,4 për qind dhe gjetja e zgjidhjes sistematike për harmonizimin e pagave tjera me pagën minimale, e cila tani arrin në 18.000 denarë.

LEXO EDHE:

Back to top button