Pagat te PSZH, Mesi e Nejmar larg nga Mbape

Një ditë pasi “Le Parisien” bëri publike kontratën e pasur të Kilian Mapes, sot e njëjta gazetë nxori detajet e kontratave të dy “yjeve” të tjerë të PSZH-së, Lionel Mesit dhe Nejmarit. Asnjëri prej tyre nuk është në nivelin e kontratës së francezit, ndonëse janë ndër dhjetë futbollistët më të paguar në botë.

Futbollisti Brazilian, Nejmari firmosi për pesë sezone në vitin 2017, me pagë 36 milionë euro neto në vit. Kontrata e tij e re, ajo që nënshkroi në 2021 dhe e cila u zgjat në mënyrë të njëanshme nga lojtari në verë deri në vitin 2027, përfshin ulje pagë. “Le Parisien” nuk e specifikon, por është shumë larg pagës brute prej 72 milionë eurosh që merr Mbape, që kur rinovoi në muajin maj.

Ndërkohë Lionel Messi, i cili arriti në Paris, si futbollist i lirë vitin e kaluar, fiton 41 milionë euro neto, që përfshin një përqindje pagese në kriptovaluta, përveç bonusit të besnikërisë. Ndryshe nga Mbappé, argjentinasi nuk ka marrë asnjë bonus transferimi, ndërsa francezi ka marrë 180 milionë për të firmosur deri në vitin 2025. Ish-lojtari i Barcelonës nuk ka rezidencë tatimore në Francë, siç ndodh me dy shokët e tij, kështu që nga paga e tij bruto i mbahen taksa vetëm 30% të pagës bruto (tatimi në Francë për pagat mbi 160 mijë euro në vit është 49%).

LEXO EDHE:

Back to top button