Pak kohë pas divorcit, Bill Gates hetohet për këtë gjë

Bordi i drejtorëve të Microsoftit punësoi një firmë private avokatie për të hetuar për një marrëdhënie intime të vjetër mes Bill Gates dhe një punonjëseje të kompanisë.

Hetimi u zhvillua muaj para se miliarderi të hiqte dorë nga bordi vitin e kaluar.

“Microsoft mori një shqetësim në gjysmën e fundit të vitit 2019 se Bill Gates u përpoq të fillonte një marrëdhënie intime me një punonjëse të kompanisë në vitin 2000,” tha një zëdhënës i kompanisë për NPR.

“Një komitet i bordit shqyrtoi shqetësimin, i ndihmuar nga një kompani e jashtme ligjore, për të kryer një hetim të plotë. Gjatë gjithë hetimit, Microsoft siguroi mbështetje të gjerë për punonjësin që ngriti shqetësimin.”

Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka tërhequr vëmendje në javët e fundit pas divorcit të tij me Melinda Gates, duke i dhënë fund një martese 27-vjeçare.

Një raport tjetër, në The New York Times të dielën, detajonte se si Gates dyshohet se pati marrëdhënie me disa gra që kishin lidhje me Microsoft dhe fondacionin e tij, duke krijuar “një reputacion për sjellje të diskutueshme në mjediset e lidhura me punën”.

Por, sipas Times, ishte miqësia e Gates me Jeffrey Epstein – i cili u dënua për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura 14-vjeçare – që e shqetësoi Melinda Gates dhe çoi në divorc.

Por zëdhënësi i Gates i mohoi këto gjëra, duke thënë se janë publikuar kaq shumë të pavërteta në lidhje me shkakun dhe rrethanat e divorcit të Bill Gates.

Gates tha në mars të vitit 2020 se ai po largohej nga bordi i Microsoft për t’u kushtuar më shumë kohë çështjeve filantropike.

LEXO EDHE:

Back to top button