Lajçak takohet me Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që ka pasur me ndërmjetësuesin special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se dëshirojnë paqe e stabilitet në rajon.

Takimin e ka njoftuar Vuçiq nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, derisa ka thënë se pati një bisedë të këndshme me Lajçak.

“Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet. Serbia është gati ta vazhdojë dialogun. Bisedë e këndshme sonte me Miroslav Lajçak”, ka shkruar i pari i Serbisë.

Lidhur me takimin në llogarinë e tij private në Twitter ka shkruar edhe Lajçak, duke thënë se është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në dialog dhe vizitën e tij në NATO dhe Çeki.
“Vlerësova mundësinë që të diskutoja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për zhvillimet e fundit në dialog dhe marrëdhëniet BE-Ballkan perëndimor, si dhe dy vizitat e fundit në NATO dhe Republikën Çeke sot”, ka shkruar Lajçak.

Ndërmjetësuesi special i BE’së ende nuk ka njoftuar për ndonjë takim me palën kosovare.

LEXO EDHE:

Back to top button