Pakistan, arrestohet tregtari që shiste dhi me dhëmbë artificiale për Kurban Bajram
Pakistan, arrestohet tregtari që shiste dhi me dhëmbë artificiale për Kurban Bajram
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2024/06/artific.jpg)
Një tregtar në Karachi, Pakistan është arrestuar pasi shiste dhi kurbani me dhëmbë plastike.
Ndalimi erdhi pas shpërndarjes në rrjetet sociale të një videoje ku klienti dukej se hiqte nga goja e dhisë ato që dukeshin si dhëmbë të rreme.
Video soli arrestimin e tregtarit per mashtrim dhe mizori ndaj kafshëve, e gjithashtu sekuestrimin e shtatë dhive të tij në formë ‘prove materiale.’
Gjatë marrjes në pyetje tregtari tha se vinte në Karachi nga Hyderabad në lindje të vendit, për të shitur kafshët e tij për Kuban Bajram.
Pakistan celebron Kurban Bajramin në 17 qershor, pasi hëna Zil Hajj u shfaq më 7 qershor, thonë zyrtarët vendas.
Festa muslimane celebrohet në kujtim të Profetit Ibrahim dhe shënohet me therrjen e kafshëve, mishi i të cilave ndahet mes familjarëve dhe të varfërve.